Tenda Paradise – Një histori suksesi prej më shumë se dy dekadash…
Kompania Tenda Paradise u themelua në vitin 1994 në Tiranë, Shqipëri. Falë një eksperiencë 26 vjeçare, sot, Tenda Paradise është kompania lider në Shqipëri në prodhimin, shpërndarjen, montimin e të gjithë llojeve të Tendave të Diellit, si : Pergola, Tenda per Ballkon, Kapotina, Flopper, Gazebo, Tubo, Çadra Dielli etj dhe të furnizimit të dyqaneve të pakicës që ofrojnë montimin e tendave dhe shitjen e aksesorëve.
Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë më të mirën e aftësive tona. Falë një infrastrukturë strategjike që na mundëson të kryejmë operacionet tona në një mënyrë të qetë dhe me një staf prej më shumë se 15 persona, të trajnuar dhe të dedikuar, kompania jonë vlerësohet për korrektësi, cilësi, garanci dhe seriozitet në realizimin e projekteve tuaja dhe në marrëdheniet me klientët. Ekipi ynë i profesionistëve të kualifikuar është i shtyrë të performojë në maksimumin e aftësive të tij. Këta individë janë zgjedhur me dorë për ekspertizën, njohurinë dhe qëndrimin pozitiv të tyre. Ata përpiqen shumë për të kuptuar nevojat themelore të klientëve dhe për të hartuar ofertat tona në përputhje me rrethanat.
Kompania jonë shtrihet në objektin e saj privat me një sipërfaqe prej 13,000 m² në Autostradën Vorë – Tiranë, km 2, Gjokaj, Tiranë. Në këtë sipërfaqe përfshihen ambientet e prodhimit të tendave të diellit të pajisura me makineritë me teknologjinë më të fundit dhe më moderne, ambientet e prodhimit të copave për tenda, një showroom gjigand, zyra të departamenteve të ndryshme që punojnë në koordinim të ngushtë me njëri-tjetrin për të prodhuar rezultate spektakolare, parking etj.
Ne ofrojmë zgjidhje pafund për projektet tuaja dhe një gamë të madhe copash edhe sisteme tendash, si copa Paradise dhe Tempotest, të prodhuara nga fabrika prestigjoze e copave PARA në Itali.
Qëllimi ynë primar është të kombinojmë mbrojtjen dhe kënaqësinë duke krijuar efekt të përkryer hije dhe design elegant.