Politika e Cilësisë

Politika e Cilësisë e TENDA PARADISE është si më poshtë:

Politika e Cilësisë së Kompanisë është zbatuar nëpërmjet realizimit të objektivave cilësorë, procedurave dhe instruksioneve (siç aplikohen) që mbulojnë të gjithë elementet e Standardit të Cilësisë ISO 9001. Cilësia ne sigurimin e shërbimeve nga Kompania është e lidhur me procedura te mira te operimit.

Drejtuesit e kompanisë, për të përmirësuar pozicionin e saj në treg, e kanë përshtatur organizimin e kompanisë me standardet kryesore të këtij sektori të certifikuese për të treguar angazhimin e saj për të siguruar produkte që japin maksimumin e:

  1. garancisë së përputhshmërisë me legjislacionin përkatës
  2. sigurisë dhe standardit të produktit
  3. përmbushjes së kërkesave të klientit
  4. aftësisë për të vazhduar përmirësimin e vazhdueshëm të efikasitetit të sistemit të drejtimit të cilësisë.

Kjo përshtatje mundëson:

  1. përforcimin e imazhit të kompanisë, si cilësore, e besueshme, moderne, konkurruese, pjesëmarrëse, që mbron interesat e konsumatorit dhe të personelit.
  2. fuqizon organizimin e kompanisë me resurse, mjete dhe personel të trajnuar, të kualifikuar, kompetent dhe të motivuar.
  3. përmirësimin e nivelit të shërbimit të produkteve të ofruar për të rritur kënaqshmërinë e Klientit dhe Konsumatorit përfundimtar.

Kompania ka si qëllim të përmirësoj kënaqshmërinë e klientit për arritjen e objektivave të mëposhtëm:

  • Ti japë garanci klientëve për sigurinë e produktit dhe të shërbimit nëpërmjet zbatimit të standardit ISO
  • Rritjen e efikasitetit te prodhimit nëpërmjet:
    1. Planifikimit dhe
    2. Formimit të personelit

Të gjithë departamenteve u bëhet thirrje për bashkëpunim për arritjen e objektivave të planifikuar të lartpërmendur për sektorët që janë nën kompetencat e tyre.

Menu
Hap bisedën
1
Jemi në linjë :)
Përshëndetje,
si mund t'ju ndihmojmë? :)